Flash News

KRYESORE

Fansi i Jay-Z dhe Beyonce futet në skenë, balerinët e rrahin keq

Fansi i Jay-Z dhe Beyonce futet në skenë, balerinët e rrahin keq
Beyonce dhe Jay-Z janë në turin e tyre muzikor dhe gjatë “OTR Tour Atlanta”, pasi kanë përfunduar këngën e tyre, gati për të dalë nga skena, një fans i çmendur ka tentuar t`i sulmojë ato.
Balerinët pasi kanë parë fansin kanë vrapuar menjëherë drejt tij. Madje në video-t e publikuara shihet sesi ata pasi e kanë kapur e rrahin keq atë.
Sipas “TMZ” policia mbërriti menjëherë dhe tashmë është bërë e ditur se nuk ka pasur asnjë të lënduar gjatë incidentit. Një përfaqësues i turneut komentoi se siguria duhet të jetë pak më e fortë në të ardhmen.

Të fundit