Flash News

KRYESORE

Fansja e paralizuar kthehet pas 5 vitesh dhe i mban premtimin Rita Orës

Njerëz të famshëm si Rita Ora kanë fansa të jashtëzakonshëm, të zjarrtë dhe që frymëzohen shumë nga idhulli i tyre. Një rast i tillë ka ndodh me një fanse të Rita Orës. Ditën e djeshme, Rita Ora në koncertin e saj ka takuar një fanse të veçantë, e cila është rikthyer pas 5 vitesh për t`i mbajtur premtimin Rita Orës. Kjo fanse është e paralizuar dhe bashkë me Ritën janë  takuar për herë të parë para 5 vitesh dhe këngëtarja i kishte kërkuar fanses së saj që herën tjetër kur të takoheshin ajo duhej të ecte vetë. “Herën e kaluar që u takuam i premtova Ritës dhe vetes që në turneun e saj të ardhshëm do të ecja vetë dhe tani unë mund të eci mjaftueshëm sa për të takuar dikë” – ka shkruar Layla, fansja e këngëtares. Pas takimit të dyja ishin të emocionuara pasi  Layla kishte arritur të ngrihej në këmbë dhe ishte frymëzuar nga fjalët e Ritës. “Më pëlqeu që u takuam sërish pasi ti më premtove që do të ecje dhe e bëre. 6 hapa të pabesueshëm nga karrigia jote deri tek unë. Nuk kam për ta harruar kurrë dhe po, ne po rritemi bashkë. Shihemi në turneun e ardhshëm e dashur. Me dashuri Rita” – shkruan Rita në foton me fansen.

Të fundit