Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Faqe me emrin “Rilindje” dhe statuse të kryeministrit, në pranga lezhjani që donte të përfitonte nga solidarizimi i shqiptarëve
Një person i cili paturpësisht po përfitonte financiarisht nga situata e krijuar nga tërmeti, u vu në pranga nga Policia e Shtetit. Ndërsa janë me mijëra shqiptarët, të cilët duan që të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti, ka edhe nga ata të cilët abuzojnë.
I tillë është edhe lezhjani Arjan Meli, 30 vjeç, lindur dhe banues në këtë qytet. Policia e akuzon se nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ai hapi një llogari me emrin "Rilindje".
“Në këtë faqe, ky shtetas, ka postuar një status në emër të Kryeministrit, duke u bërë thirrje qytetarëve për solidarizim duke kontribuuar në vlera monetare në dy numra llogarie, të cilat ky shtetas i kishte publikuar në këtë status.
Theksojmë faktin se numrat e llogarisë ishin llogari private të këtij shtetasi dhe se gjatë kësaj kohe të shkurtër qytetarë të ndryshëm kanë rënë pre e këtij mashtrimi duke bërë derdhje shumash të ndryshme.”, informoi Zv/drejtoreshës së përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj.
Ajo shtoi se agjentët e policisë në bashkëpunim me strukturat e tjera të Inteligjencës Financiare dhe të sistemit bankar kanë marrë masa për bllokimin e kësaj llogarie.
“Policia e Shtetit dënon çdo fenomen abuzimi në këto momente kritike. Ashtu siç është bërë e ditur vazhdimisht nga strukturat shtetërore, i vetmi kanal unik shtetëror për ofrimin e donacioneve apo ndihmave është nëpërmjet portalit e-albania/dhuro.”