Flash News

KRYESORE

Faqja e kompanisë së Rihanna-s shpërndan foton e Dafina Zeqirit

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, si shumë artiste të tjera përveç projekteve muzikore ka nisur edhe bizneset e saj, kryesisht me produkte për femrat.

Ajo zotëron një kompani të quajtur ‘Fenty’, e cila ka në qendër veshjet dhe grimin, ku ndahet në disa sektorë.

Por ajo që ka rënë në sy, është një foto e këngëtares shqiptare Dafina Zeqirit, e publikuar në një nga faqet zyrtare të kompanisë së Rihanna-s.

Duffie ka bërë një foto me të brendshmet që ofron ‘Fenty’ dhe ajo është zgjedhur për t’u publikuar në faqe.

Komentet mbi look-un e këngëtares shqiptare kanë qenë shumë të mira, madje shumë ndjekës e kanë përgëzuar për zgjedhjen.

Të fundit