Flash News

KRYESORE

Fat për Tiranën në Champions League, shorti zbulon kundërshtarin

Fat për Tiranën në Champions League, shorti zbulon

Sot është hedhur shorti për turin e parë kualifikues në Champions League, ku Tirana do të ketë kundërshtar ekipin gjeorgjiane, Dinamo Tbilisi.

Ky short mund të konsiderohet si një fat për ekipin e Egbo, pasi mund të përballeshin me ekipe më të forta si Astana, Qarabak dhe Maçabi Tel-Aviv.

Nëse kryeqytetasit do arrijnë të fitojnë këtë ndeshje, atëherë ata do të kalojnë në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve, ndërsa në rast humbje, kampionët e Kategorisë Superiore do të kalojë në raundin e dytë të Ligës së Europës.

Bardheblutë ishin vendosur në grupin e 4-t nga UEFA ditën e djeshme, teksa tashmë do të masin forcat me skuadrën e gjeorgjiane dhe do të luhet në transfertë, pasi kështu u vendos nga shorti.

Të fundit