Flash News

KRYESORE

Fatbardh Kadilli: Kampi i Tepelenës monument i memories për komunizmin, jo BunkerArt

Fatbardh Kadilli, sekretar për burimet njerëzore në Partinë Demokratike përmes një statsusi në “Facebook” shkruan për kampin e përqëndrimit në Tepelenë i cili sipas tij është monument i vërtetë i diktarurës komuniste dhe jo BunkerArt.

Kadilli bën thirrje që çdo nxënës shkolle të vizitojë këto kampe në mënyrë që të kuptojnë çfarë ishte diktatura.

“Ketu duhet te cojme cdo nxenes shkolle, nga e gjithe Shqiperia qe ta kuptoje cfare ishte diktatura, cfare vuajtje dhe dhimbje shkaktoi. Qe kurre te mos harrohet” shkruan Kadilli

Statusi i Kadillit:

“Ky kamp perqendrimi ne Tepelene eshte monument i vertete i memories per diktaturen komuniste, jo BunkerArt. Ky eshte monument i viktimave dhe dhimbjes, jo zyrat e sigurimit, jo bunkeret dhe tunelet e aparatit te diktatures. Ketu duhet te cojme cdo nxenes shkolle, nga e gjithe Shqiperia qe ta kuptoje cfare ishte diktatura, cfare vuajtje dhe dhimbje shkaktoi. Qe kurre te mos harrohet” shkruan Kadilli.

Lekë Pervizi është rreth të nëntëdhjetave, dëshmi e gjallë e kampeve famëkeqe të interrnimit në Shqipëri. Student i Liceut Artistik ai përjetoi rëndë katër vjet në kampin e Tepelenës ku skicoi rreth 50 ngjarje. Skicat mbijetuan bashkë me Lekën dhe siç thotë studiuesi Agron Tufa ato janë e vetmja dëshmi gati fotografike e Kampit të Tepelenës që i ngjante Kampit të Aushvicit. “Në një natë në Turan të Tepelenës , fare afër, vdiqën 33 fëmijë, thotë Leka. Por një prej fëmijëve shpëtoi...asaj i humbi emri, i flisnin Beba Beba nëpër kamp dhe të gjithë e quajnë edhe sot Beba, thotë Previzi. Tek Leka flet për Zërin e Amerikës një grua vjen ta marrë dhe dhimbja u përzihet me lotët tek flasin për qindra viktimat e pafajshme. Është Beba që afro 70 vite më parë mbeti gjallë falë ndihmës së vjehrrës dhe nënës së Lekës.

Të fundit