Flash News

KRYESORE

Fati i Tahirit i lihet në dorë Kuvendit, Manja: Pse morëm këtë vendim

Fati i Tahirit i lihet në dorë Kuvendit, Manja: Pse morëm

Këshilli i Mandateve, në përfundit të tij doli me dy raporte për Saimir Tahirin. Pesë deputetët socialistë kanë votuar për kontrollin e banesës së Tahirit, por jo për arrestimin e tij, ndërsa deputetët e opozitës PD-së dhe LSI-së, mbështetën  kërkesën e Prokurorisë  për arrrestimin e Tahirit.

Ulsi Manja i PS-së ka treguar arsyen se përse morën këto vendime.

“Ishte e natyrshme që do të kishim 2 qendrime sepse ne si shumicë jemi të interesuar për të vërtetën. Ne e pamë qartë që opozita ka hallin e pushtetit jo të së vërtetës. Lidhur me kërkesën e Prokurorisë, ne e pranuam kërkesën për kontrollin e banesës dhe kontroll personal, duke lejuar vijueshmërinë e hetimeve të nisura nga Prokuroria.

Ndërsa lidhur me kërkesën e Prokurorisë për dhënien e masës së arrestit, kërkesa e Prokurorisë nuk mbështetet në prova. Prokuroria shqiptare është e lirë pas vendimin të seancë penare, të vijojë hetimet”, u shpreh deputeti socialist Ulsi Manja.

Të fundit