Flash News

KRYESORE

Dhimitri dënon dhunën e ushtruar ndaj Alfred Lelës: Cila është mbështetja e qeverisë ndaj misionarëve të informimit publik?!

Dhimitri dënon dhunën e ushtruar ndaj Alfred Lelës: Cila

Kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri ka dënuar dhunën e ushtruar nga forcat e policisë ndaj gazetarit Alfred Lela ditën e djeshme. Në një reagim në facebook, Dhimitri shkruan se kreu i qeverisë përveçse shembi trashëgiminë kulturore nën errësirën e natës, nuk u kursye as me dhunën ndaj fjalës së së lirëë.

"Dënoj dhunën e ushtruar prej forcave të policisë ndaj gazetarit të njohur Alfred Lela. Dënoj aktet barbare të uniformave blu, ndaj përfaqësuesëve të medias, të reportereve të lajmit të parë tek ne. Kryeministri që shembi trashëgiminë kulturore nën errësirën e natës, nuk kurseu as shkopinjtë e gomës ndaj fjales së lirë.

Gazetarët janë misionarët e së vërtetës, në vijën e parë të frontit të luftës me pandemine globale, në rreshtin e parë duke çarë kordonin e policisë në përpjekje të informimit të lajmit. A ndodh që ju Z. Kryeministër të keni pyetur veten se cila është mbështetja e qeverisë suaj ndaj misionarëve të informimit publik?!

E pamundur ta keni gjetur një përgjigje, pasi ju i trembeni rrjedhshmërisë së informacionit tek nxjerr në pah të vertetat e pushtetit tuaj djallezor! Si kundërpërgjigje ndaj atyre qe ju i quani "kazan" zgjidhni dhunën, tërheqjen zvarrë të gazetarit, prangosjen e fjalës së lirë!Si nuk u ndal njehërë kjo dorë monstruoze pa shembur, shkatërruar, vjedhur, mashtruar, vrarë, në shtetin që u kryqëzua nga pengmarrja e tij?!", shkruan Dhimitri.

Të fundit