Flash News

KRYESORE

Fatmir Guda: Debatet dhe liria e mendimit po e ringrenë Partinë Demokratike

Fatmir Guda: Debatet dhe liria e mendimit po e ringrenë Partinë

Kandidati për deputet i PD-së në Qarkun e Korçës, ish-kryebashkiaku i Leskovikut, Fatmir Guda, në nëj opinion të tij për zhvillimet në PD, mes të tjerash shkruan se “Nëqoftëse Partia Socialiste, si rivalja direkte e Partisë Demokratike, e ka një kryetar në krye të saj, por pa garë, pavarësisht se me anë të korrupsionit dhe presionit elektoral, ja mundësoi vetes qëndrimin në pushtet edhe pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Qershorit. Apo më keq akoma LSI, që deri më datën e zgjedhjeve u mësua të servirej si pol i tretë a kingmaker në politikën shqiptare, pas dështimit spektakolar me gjithë aktivizimin e një trupe të konsiderueshme humane për blerjen masive të votës, menjëherë pas rezultatit, që padyshim e nxori nga axhenda politike e ditës, me të ashtuquajturën «stafetë» kryetar dhënie brenda familjes Meta, nuk mungoi të provonte gjithashtu, se ajo më shumë se një sekt nuk ishte një forcë politike.

PD nga ana tjetër duket sikur është mbërthyer në një ngërç sherrnaje, ku zor se do duket t›i dalë tym i bardhë. Por në fakt, në të nuk po ndodh thjesht një fenomen i zakontë siç jemi mësuar të shohim deri tani për një subjekt politik shqiptar, sepse debati i ashpër e shqetësimi për fatin e kreut të kësaj, ashtu sikundër formati sy ndër sy i përplasjes pa gjasme mes kandidatëve për kryetar partie, po merr gjithë vëmendjen e opinionit publik dhe me të drejtë, pasi është partia që ka dominuar jetën politike të vendit pas viteve ‹90.

Vërtet, që lënia jashtë aktivitetit parlamentar i bën disa ish-pushtetarë emra të njohur të PD, ka sjellë një reaksion të shtuar, por të pritshëm kontestimi brenda radhëve të demokratëve. Ata janë vënë tërësisht në dispozicion të axhendës së medias të sipërfolur për hesap të Edi Ramës dhe Ilir Metës, që duke shigjetuar drejtpërdrejt deri me sulme personale e brenda familjes lidershipin aktual të demokratëve, njëkohësisht edhe kreun e opozitës së djathtë, për të mbjellë një panoramim tejet negativ ndaj PD. Ç›ka do ishte jo vetëm objektivi i PS për të dobësuar në maksimum opozitën morale dhe tradicionale për një mandat qeverisës sa më pa kokëçarje dhe pa konfrontime serioze, por edhe objektivi primar i LSI, për t›u evidentuar ajo si opozita kryesore në vënd, qëllim ky që përkon me mbjelljen e shpresës së riardhjes së saj të shpejtë në pushtet, që do t›i jepte para së gjithash mundësinë e mbajtjes së elektoratit të «vjedhur» nga PD e PS nëpërmjet blerjes së votës apo joshjes me vënde pune në administratë.

Të fundit