Flash News

KRYESORE

Fatmir Limaj konfirmon rolin e Ilir Metës: U përfshi në arritjen e marrëveshjes për kufirin

Fatmir Limaj konfirmon rolin e Ilir Metës: U përfshi në arritjen

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka konfirmuar lajmin se presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ndihmuar në arritjen e aneks-marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Në një prononcim të shkurtë për ‘Indeksonline’, Limaj ka thënë se presidenti i Shqipërisë, ka qenë i përfshirë dhe ka ndihmuar në arritjen e marrëveshjes se re.

Limaj ka qenë iniciator dhe propozues i nënshkrimit të marrëveshjes se sotme. Ditë më parë ai vizitoi Malin e Zi dhe i prezantoi drejtuesve malazez këtë opsion i cili ka gjetur përkrahje në shtetin fqinj.

Ishte gazeta ‘Epoka e Re’ që njoftoi fillimisht për negociatat që presidenti Meta ka zhvilluar në Podgoricë me kryeministrin Dushko Markoviç për çështjen e kufirit.

Prapaskenat e përplasjes/ Rama i inatosur me Haradinajn, zgjodhi Ilir Metën si negociator për kufirin; zbardhet takimi i presidentit të Shqipërisë në “Villa Gorica

Të fundit