Flash News

KRYESORE

Fatmir Limaj zgjidhet Koordinator Kombëtar i programit të përbashkët të dy qeverive

Fatmir Limaj është zgjedhur Koordinator Kombëtar i programit të përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në rrjetin social Twitter.

“Me Fatmir Limajn, i sapozgjedhur Koordinator Kombëtar i programit të përbashkët të dy qeverive🇦🇱🦅🇽🇰”, shkruan Rama teksa ka postuar edhe një foto së bashku me Limaj.

Fatmir Limaj është një prej zëvendëskryeministrave të qeverisë së Kosovës si dhe kreu i partisë ‘Nisma për Kosovën’.

Të fundit