Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Fatmir Mediu: Rikthimi i vizave ndëshkon pa të drejtë miliona shqiptarë të ndershëm, përgjegjësi direkte e Edi Ramës
Edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka bërë komentin e tij në lidhje me lajmin se Holanda kërkon të rikthejë vizat me Shqipërinë. Sipas Mediut, “kërkesa e Holandës për vendosjen e vizave është një ngjarje shumë e rënde. Ajo ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë Edi Ramën, qeverinë dhe koalicionin e tij. Shqipëria jo vetëm nuk ka hedh asnjë hap drejt anëtarësimit në BE, por dhe ato që u arritën me mund e sakrifica po kthehen mbrapsht. Nën këtë qeveri Shqipëria njihet vetëm për korrupsion, drogë dhe krimi, gjë e cila ndëshkon pa të drejtë miliona shqiptarë të ndershëm që kane një jetë që punojnë në emigracion.
Cënon nëna e baballarë, gjyshër dhe gjyshe që duan të jenë pranë fëmijëve të tyre, nipave dhe mbesave, në të mirë dhe të keqe.
Me mund dhe punë Ne bëmë realitet bashkimin e familjeve shqiptare dhe sot kjo vihet në pikëpyetje.
Nëse kjo ndodh shkatërron ëndrrën e mijëra të rinjve që duan të arsimohen dhe edukohen në shkollat Europiane për t’u bërë të denjë për familjet e tyre dhe Shqipërinë.
Rivendosja e vizave apo kushtëzimi i udhëtimit të shqiptarëve do të krijonte një problem të madh për biznesin dhe ekonominë shqiptare.
Qeveria s’mund të heshte ajo është përgjegjëse për azilin, krimin, trafiqet këto ngjarje s’mund të kalohen si ngjarje spontane.
Opozita duhet të angazhohet seriozisht me këtë problem dhe së bashku me qytetarët të detyrojë qeverinë të flas dhe veprojë.”