Flash News

KRYESORE

Fatmir Mediu tregon pse është takuar me sekretarin e Ramës

Fatmir Mediu tregon pse është takuar me sekretarin e Ramës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është parë sot në kafe me Sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçin.

Shqiptarja.com, ka pyetur z Fatmir Mediu mbi këto deklarata dhe kreu i PR u shpreh se; “Engjëll Agaçin e kam komshi prej 15 vitesh. Dhe kafen sot e kemi pirë pranë pallatit ku dhe u takuam rastësisht”-tha Mediu.

“Se jemi të kundërt në bindje politike nuk do të thotë se nuk pimë kafe si miq”, tha kreu i PR duke buzëqeshur mbi lajmin që po bën jehonë në media.

“Ëngjëlli dhe unë, jetojmë në të njëjtin pallat ndaj dhe pimë një kafe. Duhet të mos pimë kafe tani, si në kohën e komunizmit se mos na prishet biografia?” përfundoi ai.

Të fundit