Flash News

KRYESORE

Fatmir Xhafa: Pasi programi të bëhet publik do të ndërmerren një sër masash të rëndësishme

Fatmir Xhafa: Pasi programi të bëhet publik do të ndërmerren

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafa deklaron se do të ketë një program për Ministrin e Brendshme që do të mbështetet mbi ligjin dhe shërbimin ndaj qytetarit.  

“Kam punuar gjatë gjithë kësaj kohe me bashkëpunëtorët e mi për përgatitjen e një dokumenti strategjik me 10 prioritete kyçe ku do të përqendrohen detyra ime. Një dokument politikash në lidhje me prioritetet, objektivat dhe politikat. Për të shkuar tek ky dokument, i cili mund të them se është një draft i konturuar mirë, por është ende në proces,  për t’u shoqëruar me një plan veprimi dhe masat konkrete, indikatorët, përgjegjësitë, afatet dhe pritshmëritë. Nuk ka qenë punë e lehtë. Kam punuar jashtë kamerave. Kemi pasur disa takime me prokurorë që të japin përshtypje, sugjerimet e tyre, me punonjës policie të strukturave të ndryshme.”

Ai shprehet gjithashtu se brenda dy javëve programi do të dal në publik dhe se ky afat do të shënoj fillimin e disa veprimeve konkrete të rëndësishme.

Të fundit