Flash News

KRYESORE

Fatmir Xhafaj flet për Klement Balilin: Është në proces kërkimi

Fatmir Xhafaj flet për Klement Balilin: Është në proces

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ftuar në emisionin ‘Opinion’ ka folur edhe për Klement Balili, i shpallur në kërkim prej disa kohësh dhe për të cilët policia ka organizuar disa aksione por pa mundur ta arrestojë.

“Është në proces kërkimi dhe jemi fortë të angazhuar”, u shpreh Xhafaj.

Pak ditë më parë policia organizoi një operacion në Delvinë për kapjen e Balilit por pa suksese. Për këtë aksion Xhafaj u shpreh se kishte dyshime se Klement Balili ndodhej tek ajo banesë prandaj u organizua aksioni.

I pyetur nëse Balili është i fshehur në Shqipëri apo jashtë vendit, ministri Xhafaj deklaroi se një gjë e tillë mbetet për t’u parë.

 

Të fundit