Flash News

KRYESORE

Fatmir Xhafaj: LSI rrezikoi qeverinë në korrik 2015

Fatmir Xhafaj: LSI rrezikoi qeverinë në korrik 2015

Kandidati për deputet në Tiranë dhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u shpreh i habitur nga gjuha që Ilir Meta ka përdorur gjatë fushatës për PS.

Në specialen për zgjedhjet e 25 qershorit në Tonight Ilva Tare, Xhafaj tha se në korrik të 2015 qeveria rrezikonte të binte sepse LSI kishte konflikt me PS për reformën në drejtësi.

Xhafaj: Po patjetër, qeveria në korrik të 2015 mund të binte sepse LSI kishte konflikt të brendshëm me ne për shkak të reformës në drejtësi. E kapërcyem

Fatmir Xhafaj: I habitur nga fjalori i Metës, gjuha e tij e gabuar

Xhafaj: Të jem i sinqertë edhe unë vetë kam mbetur…, është pak të them i hapitur nga fjalori politik i Metës. Meta nuk do të duhej të ishte farë në këtë fushatë elektorale. Ai ka marrë mandatin për të qenë përfaqësuesi i popullit.

Gjuha e ashpër që ka përdorur Meta për PS, së dyti ndaj vetë koalicionit ku ai ka bërë pjesë dhe natyrisht të një pjesë të reformave. Gjuha e tij është e gabuar, sepse vendimarrjet kanë qenë të përbashkëta që kanë marrë edhe votën e Metës. Po ndalem tek Reforma kushtetuese dhe reforma territorial. Edhe një sërë reformash të tjera, përfshirë edhe atë në arsim janë pjesë e një dakordësie jo politike, por ligjvënese. Ka pasur bashkëpunim, dakordësi për një sërë reformash.

Të fundit