Flash News

KRYESORE

Fatmir Xhafaj rikthehet në Kuvend, ulet në fund të sallës

Fatmir Xhafaj rikthehet në Kuvend, ulet në fund të sallës

Fatmir Xhafaj, i cili u largua nga posti i Ministrit të Brendshëm një javë më parë, është shfaqur ditën e sotme në seancën parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

Mësohet se ai nuk është shfaqur si zakonisht në karrigen e ministrit, krah atij të Edi Ramës, por tashmë i ulur në fund të sallës së Kuvendit.

Po ashtu, pak ditë më parë, Xhafaj u shfaq në një takim edhe krah kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dalje që u komentua gjerësisht në media, si një sinjalizim përçarjeje brenda PS.

Mendohet se ai u shfaq me vonesë ne seancë dhe ishte i pranishëm vetëm gjatë kohës kur u miratuan dy anëtarët e rinj të KQZ-së dhe marrëveshja me Malin e Zi.

Të fundit