Flash News

KRYESORE

Fatos Lubonja: BE të mos hapë negociatat pa u larguar Rama

Fatos Lubonja: BE të mos hapë negociatat pa u larguar Rama

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet politike nga studio e News24, gjatë në rubrikën “Opinion”. Ai deklaroi se hapja e negociatave nuk i shërben shqiptarëve duke shpjeguar arsyet. Duke folur për reformën në drejtësi Lubonja theksoi se ajo është konceptuar keq që në fillim pasi duhet të niste me ndryshimin e sistemit për të eliminuar konfliktin e interesit. Ai tha se është shqetësuese ky paralizim i sistemit të drejtësisë.

“Mendoj se është më tepër për t’u shqetësuar. Ideja e shqetësimit duket sikur ishte e lidhur me diçka që po funksionte dhe tani nuk po funksionon më. Mendoj se kjo që po ndodh me vettingun është pasojë e një reforme në drejtësi të konceptuar keq qysh në fillim. Ju kujtoj një thënie të km Rama që thoshte se e keqja nuk është personi por sistemi që korrupton edhe një gjerman. Ndërkohë që ajo që po ndodh me reformën në drejtësi është sikur fajin ta kenë personat dhe sikur duhet të bëhet pastrimi i tyre, ndërkohë që sistemi është po ai. Nuk kam thjesht parasysh sistemin e drejtësisë por sistemin në tërësi.

Në këtë kuptim reforma në drejtësi është konceptuar keq që në fillim. Nuk duhej filluar nga reforma në drejtësi por në ndryshimin e sistemit. E keqja e madhe e sistemit tonë edhe të drejtësisë është sepse kemi të mbushur me konflikt interesi. Ata që duhet të na shërbejnë shpeshherë janë në konflikt interesi me gjërat që u shërbejnë atyre. Politika përdoret nga ata. Një reformë e vërtetë duhet të ishte një reformë politike që mbi të gjitha duhet të eliminonte këto konflikte interesi që janë të shumtë në shoqërinë shqiptare. Besoj se ky është thelbi i konfliktit dhe problemit që po lind me vettingun. Fillimi i drejtësisë nuk është fillimi më i mbarë kur pjesë të tjera të sistemit funksionojnë sipas stilit të vjetë”, tha Lubonja.

Të fundit