Flash News

KRYESORE

Fatos Lubonja: Dy probleme që lidhen me emërimin e Cakajt

Fatos Lubonja: Dy probleme që lidhen me emërimin e Cakajt

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar debatin e ditëve të fundit, sa i takon mos dekretimit të Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm. Në rubrikën “Opinion”, në News 24, Lubonja tha se tek emërimi i Cakajt janë dy probleme.

Sipas tij, emërimi i një 27-vjeçari në një post të tillë është tepër problematike dhe tallëse dhe se problemi i dytë lidhet me qëndrimin e tij për ndryshim të kufijve.

“Te emërimi i Cakajt shoh dy probleme. Një problem është një përshkallëzim i paparë nga ana e kryeministrit i personalizimit të institucioneve. Të vendosësh një çunak 27 vjeçar është tepër problematike dhe tallëse. Sa herë që vihet një ministër apo zv.ministër nga Kosova nuk guxon të përmendet.

Problemi i dytë, është diçka që kalon përmasat, që është vendosur një ministër i Jashtëm që del e flet për ndryshimin e kufijve. Padyshim është një politikë antievropiane me shumë pasoja. Duhet të ishte një çështje e shqiptarëve e pjekur mirë”, u shpreh mes të tjerash Fatos Lubonja.

Të fundit