Flash News

KRYESORE

Fatos Lubonja: Janë qesharake akuzat për financime të PD nga Rusia

Fatos Lubonja: Janë qesharake akuzat për financime të PD nga

Analisti Fatos Lubonja i konsideron qesharake akuzat se çadra e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë, e hapur vitin e kaluar, është financuar nga Rusia për të destabilizuar Ballkanin.

Sipas Lubonjës, këto akuza janë paprovueshme, gjithsesi, ai kërkoi diskutime për financimet e partive.

 “Kjo është tepër largvajtëse, mendoj e paprovueshme, megjithatë nuk përjashtohet që rusët si shtet i madh të kenë agjenturat e tyre, si amerikanët, italianët, etj. Por që të bëhet një financim i qëllimtë dhe të angazhohen ca rusë, për të financuar këtë çadër të protestës së PD që të destabilizojë Ballkanin, kjo është qesharake për mendimin tim. Megjithatë, mendoj se është e rëndësishme të diskutohet se ku i gjejnë këto parti paratë”, u shpreh Lubonja në emisionin ‘Studio e Hapur’.

Financime nga Rusia? Prokurorja e Përgjithshme: Është një nga dosjet e reja në Prokuroi

Të fundit