Flash News

KRYESORE

Fatos Lubonja kërkon dorëheqjen e Veliajt: Të dëshmojë për krimet që ka bërë

Fatos Lubonja kërkon dorëheqjen e Veliajt: Të dëshmojë

Analisti Fatos Lubonja në fjalën e tij nga protesta e Alencës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në mesazhin e tij Lubonja nënvizoi se ka ardhur koha që qeveria të përgjigjet para drejtësisë.

Kërkojmë dorëheqjen e Erjon Veliajt,  derisa ai të përgjigjet para drejtësisë e të jetë i gatshëm të dëshmojë për krimet që ka bërë.

Këta duhet të japin llogari. Mendoj se ky proces do të çojë te kryetari i bandës që është Edi Rama dhe tek shkatërrimi që ka ngritur duke përdorur paratë e krimit e duke përdorur pushtetin.

 Ne kemi ëprpara një pushtet të rrezikshëm. Mendoj se nuk duhet të mbrohenn para drjetësisë. Sot ne na duhet secilit nga ne në brendësi të vetes të mendojmë se si duhet të rindërtojmë dinjitetin me këtë akt.  Ai rindërtimi i teatit është rimarrja e traumes që na ka shkaktuar kjo bandë. Na duhet një Shqipëri ku e mira të jetë shumica dhe jo e keqja”, tha Lubonja.

Të fundit