Flash News

KRYESORE

Fatos Lubonja: Largimi i Tahirit dhe Beqajt është tallje me njerëzit

Fatos Lubonja: Largimi i Tahirit dhe Beqajt është tallje me

Analisti Fatos Lubonja nuk është çuditur nga qeveria e re e prezantuar nga kryeministri Edi Rama. Në një intervistë për ‘News 24’, Lubonja tha se në qeverinë e re ministrat nuk kanë asnjë peshë, ndërkohë që i gjithë pushteti është përqëndruar te kryeministri.

“Nuk ishte ndonjë çudi. Mbas asaj ftesës së qeverisjes me popullin, nuk është çudi që ministritë të mos kenë më peshë. Duket sikur merr gjithnjë e më shumë pushtetin njëshi. Ajo që është më shqetësuese është se janë shkurtuar disa ministri dhe nuk është dhënë asnjë arsye. Por ky nuk është shqetësimi kryesor. Shqetësimi kryesor është përditshmëria, zjarre pafund, krim pafund, drogë pafund, janë shenja të një sëmundje të rëndë”, tha Lubonja.

Largimin e Saimir Tahirit dhe Ilir Beqajt nga qeveria e re, Lubonja e konsideron tallje me njerëzit pasi ishin këta dy ish-ministra që u reklamuan si të suksesshëm nga kryeministri Rama.

“Tahiri dhe Beqaj u reklamuan si suksese të mëdha, tani këta hiqen fare. Mendoj se është një tallje me njerëzit”, tha analisti.

Për Lubonjën njësia matëse e këtij katër vjeçari do të jetë ekonomia.

“Njësia matëse do të jetë ekonomia. A do të transformohet ekonomia nga një ekonomi kriminale në një ekonomi të qëndrueshme? Këtu kemi një tufë aventurierësh. Unë më shumë do pres se si do i vijë fundi aventurierit”, deklaroi Lubonja.

Të fundit