Flash News

KRYESORE

Fatos Lubonja: Me djegien e mandateve tërhiqet vëmendja e ndërkombëtarëve

Fatos Lubonja: Me djegien e mandateve tërhiqet vëmendja e

“Lufta e dy bandave degjeneroi në fitoren e njërës bandë. Tani duhe të kthehen në parti.” Kështu e komentoi Fatos Lubonja krizën politike dhe shtetërore ku po përfundon Shqipëria.

Në rubrikën ‘Opinion’, në News 24, Lubonja mbështeti vendimin e Partisë Demokratike për djegien e mandateve të deputetëve dhe theksoi se në këtë mënyrë do të tërhiqet vëmendja e ndërkombëtarëve për situatën e rënduar ku ndodhemi. Sipas Lubonjës, opozita duhet të ndërtojë tani një platformë për njerëzit, e cila duhet të jetë e vërtetë dhe jo manipuluese.

“Mendoj që avantazhi kryesor mbetet që do të tërhiqet vëmendja e ndërkombëtarëve. Këtyre ndërkombëtarëve që na kanë bërë një pseudo-reformë në drejtësi, duhet t’u thuash: mirë kur thyhet ndonjë xham flisni, por për ata te ‘Astiri’ që po u prishin shtëpitë pse nuk thoni një fjalë. Por nuk mjafton që opozita të largojë Ramën kryeministër vetëm nëpërmjet një diskretitimi ndërkombëtar. Duhet ndërtuar një platformë që njerëzit të mos largohen më nga Shqipëria. Njerëzit këtu kanë nevojë për vërtetësi dhe jo manipulim”, u shpreh Lubonja.

Ai tha se kryeministri Edi Rama nuk mund të reflektojë për situatën, pasi çdo gjë e ka bërë me qëllim dhe vetëdije.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha njoftoi sot se Grupi Parlamentar ka mbështetur propozimin për djegien e mandateve, si përgjigje ndaj një Parlamenti që është formuar nga deformimi dhe vjedhja e votave.

Menjëherë pas kësaj deklarate, në zyrën e Ramës, në Kryeministri, kanë mbërritur përfaqësuesit e lartë të SHBA-së dhe BE-së.

Të fundit