Flash News

KRYESORE

Fatos Lubonja për dorëheqjen e Xhafajt: Këto janë dy hipotezat e mia

Fatos Lubonja për dorëheqjen e Xhafajt: Këto janë dy

Analisti Fatos Lubonja ngre dyshime për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm. Gjatë intervistës në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Lubonja theksoi se dorëheqja e Xhafajt ka dëmtuar politikisht qeverinë dhe mazhorancën e Edi Ramës.

Analisti ka ngritur edhe dy hipoteza sa i përket arsyeve të dorëheqjes së Xhafajt, që lidhen me mundësinë e një skandali të ngjashëm si ai ish-ministrit Saimir Tahiri ose me dosjen ndaj Vangjush Dakos.

“Heshtja e Xhafajt flet shumë. Dorëheqja është e dëmshme politikisht për qeverinë dhe për Ramën. Ju e dëgjuat drejtorin e policisë që flet për gjithë këto suksese, atëherë pse u dorëhoq ministri? Ai duhet të ishte në krye të operacioneve. Unë ngre dy hipoteza: Ndoshta ky (Xhafaj) është i kërcënuar nga shpërthimi i një skandali si në rastin e Tahirit; ose përballë fakteve të pakundërshtueshme për Vangjush Dakon, ky (Xhafaj) ka patur një vijë të kuqe dhe ka hasur kundërshtimin dhe konfliktin me kryeministrin, për të cilin dihet se Dako është shumë i shtrenjtë”, u shpreh Lubonja.

Lubonja i bëri thirrje Xhafajt që t’i tregojë publikut arsyet e dorëheqjes, si dhe kërkoi përfshirjen e prokurorisë në këtë çështje.

“Fatmir Xhafaj ka për detyrë që t’i tregojë publikut arsyet e dorëheqjes. Edhe prokuroria duhet të hetojë për këtë dorëheqje sepse nuk bëhet fjalë për një çështje morale”, theksoi analisti.

Të fundit