Flash News

KRYESORE

Fatos Lubonja për emërimin e Ruçit: Edhe Sali Berisha ka qenë komunist; halli janë kriminelët

Fatos Lubonja për emërimin e Ruçit: Edhe Sali Berisha ka

Fatos Lubonja ka përsëritur qëndrimin e tij kundër tezës së Partisë Demokratike për të kundërshtuar emërimin e Gramoz Ruçit kryetar Kuvendit, për shkak të së kaluarës së tij si ministër i Brendshëm në periudhën e komunizmit.

Lubonja theksoi se PD nuk mund të luajë me tezën e antikomunzimit pasi vetë Sali Berisha ka qenë komunist, së bashku me shumë themelues të partisë. Ai shpreh në ‘News 24’ se më shumë se Ruçi komunist, e shqetëson Ruçi i akuzuar nga SHBA për trafikim të qënieve njerëzore.

“Unë jam kundër politikave me biografi familjare në kuptimin që PD nuk ka qenë e sinqertë me ish-të përndjekurit. PD nuk mund të konsiderohet parti e djathtë vetëm me tezën e antikomunizmit, ajo duhet të refermohet si parti e djathtë europiane. Sali Berisha ka qenë komunist së bashku me shumë themelues të PD. Për mua rreziku më i madh është largimi i ambasadorit amerikan nga Kuvendi, pasi Ruçi akuzohet për trafikim të qënieve njerëzore. Nuk është halli se këtu po qeverisin bijtë e komunistëve, këtu po qeverisin kriminelët. Prandaj unë mendoj se PD duhet të ndryshojë tezë”, tha Lubonja.

Lubonja komenton kërkesën e Ramës për bashkëpunim: Është truk, Basha po tregon se nuk do gënjehet

Të fundit