Flash News

KRYESORE

Fatos Lubonja për Sandër Lleshin: Politikisht nuk bën për ministër të Brendshëm

Fatos Lubonja për Sandër Lleshin: Politikisht nuk bën për

Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se Sandër Lleshi nuk është i përshtatshëm politikisht për të qenë ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Lleshi si këshilltar i kryeministrit për Sigurinë nuk ka reaguar për faktin që siguria e vendit po rrezikohet nga krimi dhe për Lubonjnën kjo përbën një aryse të fortë përse ai nuk duhet të jetë ministër i Brendshëm.

“Politikisht, një këshilltar i kryeministrit për Sigurinë që rri 5 vite aty dhe nuk sheh si po rrezikohet siguria e vendit nga krimi, nuk bën për ministër. Por siç gjykon politikisht duhet të gjykosh edhe ligjërisht. Mund të zgjedhësh (Presidenti ) të mos e vësh firmën”, u shpreh Lubonja në rubrikën ‘Opinion’ në News 24.

Sipas Lubonjës, kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca e tij e konsiderojnë veten mbi ligjin dhe nuk duan t’ja dinë për institucionet.

“Ky kryeministër dhe kjo mazhorancë e konsiderojnë veten mbi ligjin. Fakti që ky (Lleshi) vendoset atje dhe merr kompetencat, tregon që jemi një vend që nuk duam të dimë për institucionet”, tha analisti.

Lubonja e konsideroi të nevojshme që presidenti Ilir Meta të paraqesë argumentat mbi çështjen Lleshi, por e konsideroi si të drejtë të kreut të shtetit për të mos krijuar bindjen mbi një kandidaturë.

Sandër Lleshi u emërua sot zv/ministër i Brendshëm, pasi presidenti Meta nuk krijoi bindjen për kandidaturën e tij për ministër të Brendshëm, të dorëzuar në Presidencë nga kryeministri Rama.

Të fundit