Flash News

KRYESORE

Fatos Lubonja: Rama bërtet kur e kap klimaksi i krizës, propaganda është shpifja më e madhe

Fatos Lubonja: Rama bërtet kur e kap klimaksi i krizës, propaganda

“Propaganda është shpifja më e madhe”, kështu është shprehur analisti Fatos Lubonja lidhur me iniciativën e fundit të kryeministrit Rama për miratimin e një pakete anti-shpifje. Në studion e emisionit “Të Pa Ekspozuarit” në Neës 24, Lubonja theksoi se qëllimi i paketës është që te mos zbulohet realisht se çfarë ndodh në vend.

“Ky kryeministri ynë që ka një mendje totalitare del se puna më e madhe e tij është propaganda, investon jo brenda, por edhe në gazetarinë jashtë. E bën jo për zhurmë, por i tronditet kjo e vërteta që ka ngritur dhe i tronditet psikologjiskëshit gjithë sistemi dhe tronditet vetë edhe ai. Më shqetëson në shumë akti se Rama ka marrë përsipër me gjithë strukturat mediatiko-propagandistike ka marrë përsipër të mbulojë interesa e çfarë përfaqëson, një ekonomi kriminale, që ka kapur krimi ekonominë. Bërtet kur e kap klimaksi i krizës, se bën me gjakftohtësi. Kam frikë se kemi të bëjmë me një kalim nga krimi në krim. Hajduti kut s’të gjen në shtëpi, të vjedh dhe ikën. Kur e shef duhet të mbulojë që ti e pe, mund të të vrasi. Kjo është tentativa që mos të zbulohet çfarë ndodh në këtë vend”, arsyetoi Lubonja.

Ai u ndal edhe te akuzat që ka bërë Partia Demokratike për kreun e grupit parlamentar të PS-së, se Taulant Balla ka bërë 52 udhëtime me avion jashtë vendit me Edmond Begon, të dënuar për trafik droge. “Qoftë çështja e Tahirit, qoftë e Ballës, ore a je në terezi, me gruan tënde a bën 52 udhëtime”, përfundoi ai.

Të fundit