Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Fatos Lubonja thirrje shqiptarëve të votojnë Ben Blushin: Të paktën sa për të ruajtur shpresën gjallë
Fatos Lubonja beson se një rrugë për të dalë nga kjo tragjikomedi ku është futur politika dhe e gjithë Shqipëria, është që 56% e shqiptarëve që kërkojnë të largohen nga vendi, t’ja japin votën LIBRA-s së Ben Blushit, të paktën kjo sipas tij, do të mbante shpresën gjallë.
“E vetmja shpresë për të dalë nga kjo tragjikomedi është që ata 56% shqiptarët që, sipas Gallupit, kërkojnë të lënë Shqipërinë, – kuptohet si rezultat i keqqeverisjes dhe zhgënjimit nga të tria partitë kryesore, – t’i japin një goditje të triave, duke votuar ndonjë parti të re si LIBRA e Ben Blushit, që i është kundërvënë të triave dhe që duket se kërkon të mbesë kundër tyre në opozitë edhe pas zgjedhjeve. Të paktën sa për të ruajtur shpresën gjallë”, shkruan Lubonja në gazetën “Panorama”.
Lubonja kritikon Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, për të cilët thotë se po sillen si opozitë a thua se nuk janë ata përgjegjës për çfarë ka ndodhur në Shqipëri përgjatë këtyre viteve. Sipas Lubonjës, PS, PD dhe LSI ecin gjatë gjithë kohës me kalkulime, pa përgjegjësi për të shkuarën dhe pa vizion për të ardhmen.