Flash News

KRYESORE

Fatos Lubonja tregon pse oligarkët e mbajnë në pushtet Edi Ramën

Fatos Lubonja tregon pse oligarkët e mbajnë në pushtet Edi

Analisti Fatos Lubonja është shprehur se oligarkët e mbajnë kryeministrin Edi Rama në pushtet për shkak se bën fasadë dhe gënjen.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lubonja, ka treguar se në të kaluarën Rama ka marrë një bursë nga Soros për të studiuar, ndërsa shton se tashmë kreu i qeverisë e ka humbur edhe aftësinë për të gënjyer.

“Në ato vite, ky ka marrë një bursë nga Soros, për të qenë në Paris. Një bursë modeste. Me sa di unë, e ka pranuar Anri Sala, ka fjetur në një dhomë me të, sepse i mbaroi bursa. Ky ishte hall i madh. Kjo ka qenë situata jonë në atë kohë, se të gjithë kemi qenë të varfër.

Ne kishim një mik të përbashkët, Bill, një pasanik nga ata të Soros. Ky në atë situatë, i tha hajde puno kopshtin tim, puno si kopshtar te kopshti im dhe në kohën e lirë bëj piktura. Unë i thash Bill-it, me këtë mënyrë, do shpëtonte,  sepse do ishte bërë edhe piktor. Këta oligarkët përse e mbajnë këtë, sepse ky gënjen dhe bën fasadën. Tani ka humbur edhe aftësinë për të gënjyer”, u shpreh analisti Fatos Lubonja.

Të fundit