Flash News

KRYESORE

Fatos Nano dhe familja e tij testohen për Covid-19, si dolën përgjigjet

Fatos Nano dhe familja e tij testohen për Covid-19, si dolën

Fatos Nano, bashkëshortja e tij Xhoana dhe djali i tyre i janë nënshtruar ditën e djeshme testit për koronavirusin.

Abcnews.al mëson se përgjigjet për të tre ata kanë rezultuar të jetë negative.

Nuk dihet se përse familja Nano ka bërë testet për Covid-19, nëse kanë pasur simptoma apo kanë qenë në kontakt me persona të infektuar apo të dyshuar si të infektuar. Kujtojmë se nga fusha e politikës koronavirusin e ka kaluar deputeti Adriatik Alimadhi, që e bëri publik që prej fillimit.

Po ashtu, me koronavirus u infektua edhe djali i deputetes së Partisë Socialiste, Antoneta Dhima. Deputetja njoftoi më 1 prill se i biri ishte më në fund i shëruar nga koronavirusi.

Të fundit