Flash News

KRYESORE

Fatos Nano kujton Sokol Olldashin: Mungesa jote…

Ish-kryeministri Fatos Nano është bërë nostalgjik pasi ka parë disa fotografi të vjetra ku ai dhe ish-deputeti i PD-së, Sokol Olldashi, shfaqeshin në krah të grupit të njohur ‘Europe’.

Nano tregon se e ndjen mungesën e Olldashit dhe thekson se nuk është vetëm politika që vuan largimin e tij të parakohshëm nga jeta.

“Mungesa jote nuk ndihet vetëm në politikë... (Sokol Olldashi dhe Grupi Europe)”, shkruan shkurtimisht Nano teksa publikon këto dy foto.

Sokol Olldashi humbi jetën më 20 nëntor të 2013-ës pas një aksidenti me makinë.

Të fundit