Fatura për koronavirusin? Manastirliu: Deri tani 25 milionë euro, por është në përditësim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tregoi se sa i ka kushtuar qeverisë në shifra

fatura e luftës kundër koronavirusit. E ftuar në Real Story Manastirliu tha se  kjo shifër është në përditësim pasi po bëhen investime dhe shtesa si dhe do të ketë edhe një rishikim buxheti sërish.

“Aktualisht rezultatet apo faturat financiare, shtesa dhe buxheti i 2.5 miliardë lekë apo 25 milionë euro. Është në përditësim e sipër, pra në plotësim sa i përket investimeve furnizimeve, por do vijojmë dhe me mbështetjen e BE si dhe me partnerët që bashkohen për të vijuar dhe luftuar koronavirusin. Ditët në vijim do të ketë dhe një rishikim të buxhetit.

Duhet të kuptojmë diçka që vaksina do të zbulohet, ka një politikë ndërkombëtare sa i përket vaksinimeve. Qeveria shqiptare do jetë e angazhuar për të mbështetur vaksinën dhe patjetër do jetë në programin e vaksinimit”, tha Manastirliu.