All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Favorizimi i befasues i LSI, merr të gjithë vëmendjen në ‘prime time’

All - Paragraf - 1

Lëvizja Socialiste për Integrim është favorizuar mbrëmjen e sotme më shumë se ç’mund të ndodhte në një muaj fushatë. Partia e tretë më e madhe në vend ka marrë sot vëmendjen maksimale në televizionet shqiptare gjatë kohës së njohur si ‘prime time’, apo kulmi i shikueshmërisë gjatë mbrëmjes.

All - Paragraf - 3

Nga katër emisione, tre prej tyre kanë në fokus LSI-në.

Vet Ilir Meta është i ftuar në “Opinion” në Tv Klan, paraqitja e parë e tij në një studio televizive që nga zyrtarizimi i luftës politike me kryeministrin Edi Rama.

Në Top Story në Top Channel, Sokol Balla ka të ftuar deputeten e LSI, Kejdi Mehemtaj, së bashku me tre analistë. Tema e sotme është ‘përse sulmohet LSI-ja?’.

“Arena” në Ora News ka gjithashtu në fokus partinë e Ilir Metës. “LSI; Misioni; Mbijetesa” është tema që ka zgjedhur Dritan Hila në studion ku është i ftuar kandidati i LSI, Ralf Gjoni.

Vetëm Ylli Rakipi në News 24 ka preferuar që emisionin e sotëm “Të Paekspozuarit” t’ja kushtojë LIBRA-s së Ben Blushit.

Të fundit