Flash News

KRYESORE

Favorizoi firmën e ndërtimit, kallëzohet në Prokurori kryetarja e bashkisë së PS

Favorizoi firmën e ndërtimit, kallëzohet në Prokurori

Kallëzohet në prokurori kryetarja e bashkisë së Sarandës, Floriana Koka. Kallëzimi ndaj kryebashkiakes është ngritur nga IKMT.

Mësohet se Koka, bashkë me dy ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë së Sarandës akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Bëhet fjalë për ish kryetarin e Bashkisë Sarandë Edmond Gjoka dhe ish shefin e urbanistikës Panajot Gunari.

Sipas IKMT ata janë përgjegjës për miratimin në kundërshtim me ligjin, të lejes së ndërtimit në favor të firmës "Daed" sh.p.k dhe zgjatjen e afatit të kësaj leje për objektin "Kompleks multifunksional" në zonën bregdetare, pranë Kanalit te Cukës.

 

Të fundit