All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Favorizoi trafikantët e drogës në Tepelenë e Vlorë, lirohet ish-shefi i rendit

Favorizoi trafikantët e drogës në Tepelenë e Vlorë,
All - Paragraf - 1

Ish shefi i rendit në Policinë e Vlorës Haki Hasanbega i arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda me akuzën e përfshirjes në rrjetin e trafikut të drogës në zonën e Tepelenës e Vlorës i hetuar dhe për njohjet me të ndjerin Elton Çiço, është liruar nga Gjykata e Apelit.

All - Paragraf - 3

Hasanbega qëndroi për 4 muaj në qeli ndërsa sipas Apelit të Krimeve të Rënda ai duhet të qëndrojë me masën e sigurisë arrest në shtëpi me mbikqyrje elektronike. Efektivi i policisë sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda kishte favorizuar trafikantët e drogës në Tepelenë e Vlorë si dhe kishte komunikuar disa herë në telefon me Elton Çiçon.

Këto akuza janë mohuar nga Hasanbegasi. Hetimet ndaj tij janë ende duke u zhvilluar ndërsa prokuroria deklaroi në gjyq se ai duhet të qëndrojë në burg pasi po hetohet në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Shqiptarja.com

Të fundit