Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Favorizonin hotelin në bregdet, arrestohen katër punonjës të OSHEE-së; ndalohet edhe biznesmeni
Katër punonjës së OSHEE-së janë vënë në pranga, pasi dyshohet se kanë favorizuar një hotel në zonën e Shëngjinit, duke shpërdoruar detyrën.
Sipas policisë, specialistët, tre nga Tirana dhe një nga Lezha bashkëpunonin me pronarin e hotelit M. N., 64 vjeç në vjedhjen e energjisë elektrike pa faturim.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni "Task - Group", i ndjekur me metoda speciale hetimi
Ndalohen 5 shtetas të implikuar me masa sigurie "Arrest në burg" dhe "Arrest në shtëpi"
Ndalohen 4 punonjës të OSHEE-së, si dhe caktohet masa e sigurisë "Arrest në shtëpi", për pronarin e hotelit me të cilin bashkëpunonin në vjedhjen e energjisë elektrike pa faturim, duke shkaktuar dëm ekonomik për kompaninë.
Specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomiko - financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe dyshimeve të arsyeshme, se një subjekt privat, hotel në Shëngjin, nuk faturohej për energjinë elektrike të konsumuar, ardhur kjo nga shpërdorimi i detyrës i punonjësve të kompanisë OSHEE, duke i sjellë dëm ekonomik kësaj kompanie, kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë në muajin gusht 2018.
Mbi bazën e këtyre materialeve, Prokuroria ka vijuar hetimet e mëtejshme, duke finalizuar operacionin "Task - Group". Si rezultat këtij operacioni është ekzekutuar vendimi penal datë 08 Maj 2019, i Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, e cila ka caktuar masat e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim", për shtetasit:
- A. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë
- B. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë
- J. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë
- G. M., 31 vjeç, banues në Lezhë, me funksion specialist leximi pranë Njësisë Lezhë të Drejtorisë Rajonale të OSHEE Shkodër.
Gjithashtu, është ekzekutuar masa e sigurisë "Arrest në shtëpi" për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve elektrike" ndaj shtetasit M. N., 64 vjeç, banues në Lezhë, pronar i një subjekti privat, Hotel në Shëngjin.
Punonjësit e kompanisë OSHEE, në bashkëpunim me njëri - tjetrin, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë lejuar vjedhjen e energjisë elektrike nga subjekti privat hotel, në pronësi të shtetasit M. N., duke mos e faturuar për energjinë e konsumuar, rast i cili ka sjell dëm ekonomik për kompaninë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.