Flash News

KRYESORE

FBI bastis shtëpinë ish-kreut të fushatës presidenciale të Trump

FBI bastis shtëpinë ish-kreut të fushatës presidenciale

Shtëpia e ish-kreut të fushatës presidenciale të Donald Trump, Paul Manafort, është bastisur nga agjentet federal të Byrosë Federale të Hetimit. Kjo ka nodhur vetëm një ditë pasi Manafort vullnetarisht u paraqit në Komisonin e Inteligjencës në Senat.

Prokurori special i cili po merret me këtë çështje Robert Mueller u largua nga shtëpia e Manafort duke marrë me vete disa të dhëna të rëndësishme , raporton Washington Post. Nga ana tjetër analistët shkruajnë se hetuesit donin të ishin të sigurt se Manafort do të dorëzonte të gjitha materialet. Lajmi se FBI ishte e pranishme në shtëpinë e ish kreut të fushatës u konfirmua edhe ngazëdhënësi i këtij të fundit .

Dyshohet se materialet përfshijnë shënime që Manafort ka mbajtur gjatë takimit me djalin e Trump dhe avokates ruse në Neë York në qershor 2016. Ishin madje emailet e vetë Trump Junior të cilat konfirmuan se Manafort ishte i pranishëm në bisedë , ku djalit të Trump i ishte premtuar se do të dëmtoheshin materiale që i përkisnin rivales së babait të tij Hillary Clinton.

Manafort u dorëhoq nga detyra gushtin e shkuar pasi u akuzua se kishte pranuar miliona dollarë kesh vetëm për të prezantuar interesat e Kremlinit në Ukrainë dhe në SHBA. Për më tepër u publikuan edhe lidhjet e tij të mundshme me një oligark i cili ishte i afërt me presidentin rus Vladimir Putin.

 

Të fundit