Flash News

KRYESORE

“FBI dhe DEA të marrin kontrollin e buxhetit”, Rama i përgjigjet Bashës: Është për të qeshur e qarë  

“FBI dhe DEA të marrin kontrollin e buxhetit”, Rama i

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së sotme nga Shoqata Shqiptare e Bankave, ku folën për zhvillimin ekonomik, shfrytëzoi mundësinë për t’iu përgjigjur deklaratës së Bashës.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi dje që FBI dhe DEA të merren me kontrollin e buxhetit të shtetit shqiptar.

Mirëpo, Rama duke ironizuar u shpreh se nga kjo imagjinatë është për të qeshur e për të qarë.

 “T’i them të gjithëve që nëse ka një sistem ku ekonomia informale apo ajo e zeza s’ka shans të penetrojë ky është sistemi bankar dhe nëse ka në Shqipëri një sistem për t’u marrë shembull për nga qëndrueshmëria e shëndetshme në raport me ligjin dhe transparencën sa i përket burimeve të fitimit ky është sistemi bankar.

 Dje kam dëgjuar që imagjinata që nuk më mungonte. S’më kishte ndodhur të dëgjoja, që projekt-buxheti të administrohet nga strukturat ligjzbatuese FBI -DEA si nje projekt që dëshmon se buxheti përmes sistemit bankar… programi ynë është tanimë në duart e krimit.

Tani ju të gjithë këtu jeni në duart e krimit dhe jo vetëm ju që jeni pa kufje apo edhe ata që janë me kufje, madje ata që janë me kufje janë më të dyshuarit, është për të qeshur edhe për të qarë se këto janë sinjalet më dëmtuese për konsumatorin.

 Ndaj dua t’iu them atyre që janë të detyruar të dëgjojnë të tilla shpërthime të imagjinatës të qeshin e të shkojnë përpara se realiteti ekonomik është optimist”, u shpreh Rama.

Të fundit