Flash News

KRYESORE

Federata e painformuar, fton në Kombëtare lojtarin e dëmtuar

Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e radhës përballë Skocisë për Ligën e Kombeve dhe ndaj Uellsit, takim miqësor.

Në listën e publikuar fillimisht nga federate rezultonte edhe mesfushori Ylber Ramadani, i cili në fakt u dëmtua katër ditë më parë në ndeshjen ndaj Hrosens, duke pësuar një frakturë në dorë.

Megjithatë, sot institucioni i futbollit shqiptar është detyruar të njoftoj se Ramadani nuk do të jetë pjesë e skuadrës.

“Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani është dëmtuar në dorë dhe për këtë arsye nuk do të jetë në shërbim të trajnerit Kristian Panuçi për dy ndeshjet e radhës së kombëtares me Skocinë e vlefshme për UEFA Nations League në datë 17 nëntor ora 20:45, e cila do të luhet në stadiumin ‘Loro Borici’ dhe në ndeshjen miqësore ndaj Uellsit më datë 20 nëntor ora 20:00 në ‘Elbasan Arena’. Kujtojmë që Ramadani aktivizohet në radhët e ekipit Vejle Boldklub në Danimarkë”, njofton FSHF.

Të fundit