Flash News

KRYESORE

Federata i refuzoi për Panuçin, ku punojnë 5 ish-kandidatët për pankinën kuqezi

Federata i refuzoi për Panuçin, ku punojnë 5

Para se federate të përzgjidhte emërimin e Kristian Panuçit në krye të ekipit kuqezi, ishin 5 kandidatë që u kontaktuan për të zënë vendin e Xhani De Biazit të shkarkuar.

Në atë kohë, favorit kryesor ishte Valter Zenga, por nuk u arrin akordi. 58-vjeçari italian, pas një eksperience te Krotone në Serinë B në sezonin 2017/18, tani drejton Venecian në po të njëjtën kategori.

Klarenc Sedorf ishte shumë pranë firmës, por nuk u pelqye nga presidenti Armando Duka, pasi ishte një tip që fliste shumë dhe mbi të gjitha pa eksperiënce në fushën e trajnimit. Drejton me suksese Kamerunin, që e kualifikoi në fazën finale të Kupës së Afrikës.

Filippo Inzaghi u kontaktua nga federata por refuzoi që në fillim. Pas një eksperience të Venecia, tani drejton Bolonjën në Serinë A.

Delio Rossi u sponsorizua nga Tare, pasi kishin punuar së bashku te Lazio, por nuk përzgjodh edhe pse ishte i gatshëm të merrte drejtimin e një ekipi kombëtar. 59-vjeçari është i papunë, pas një sezoni te Levksi i Sofjes në Bullgari.

Pas eksperiencës me Kombëtaren e Japonisë, Alberto Zaccheroni ishte i papunë kur u kontatua nga federata, por palet nuk gjeten gjuhen e perbashket. Karriera e tij vijoi në Kinë me skuadren e Beijing Guoan dhe me përfaqësuesen e Emirateve te Bashkuara Arabe.

Nëse Edi Reja nuk pranon, nuk do ishte e prapritur që federata të kontaktote sërish një nga pesë ish-kandidatët, për të zëvendësuar Panuçin e shkarkuar për rezultate të dobëta.

Edi Reja vendos për Shqipërinë pas ndeshjes me Andorrën, komenton edhe dënimin për Strakoshën

Të fundit