Flash News

KRYESORE

Federata merr një vendim të papritur për Tiranën, rrezikohet ngjitja në Kategorinë Superiore

Federata merr një vendim të papritur për Tiranën, rrezikohet

Komisioni i Disiplinës në FSHF i ka zbritur 3 pikë në renditje Tiranës pasi nuk ka paguar brenda afateve kohore detyrimet ndaj ish-lojtarin Gjergji Muzaka, të cilit i ka 107 milion lekë borxhe.

Nëse Tirana nuk i kalon shumën Muzakës brenda 15 ditëve të ardhshme, atëherë do t'u hiqen sërish 3 pikë të tjera në renditje.

Në njoftimin e Komisionit të Disiplinës thuhet: KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e detyrimeve financiare ndaj kërkuesit Gjergji Muzaka, dënohet me zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi. 2. KF “Tirana” i jepet një afat përfundimtar prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh për të shlyer detyrimet financiare ndaj kërkuesit.

3. Paralajmërohet KF “Tirana” se në rast dështimi në përmbushjen e detyrimeve financiare do të dënohet sërish me zbritje e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi brenda një afati 10 (dhjetë) ditor për shlyerjen e detyrimeve financiare”.

Pas heqjes së tre pikëve, Tirana ka 39 pikë në renditje, 10 pikë më shumë se Bylis dhe ka siguruar matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore, por nëse drejtuesit nuk shlyejnë detyrimet, atehërë rrezikojnë seriozisht ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.

Të fundit