Flash News

KRYESORE

Federata serbe harron ngjarjet e Beogradit, mesazh urimi Armand Dukës

Vijojnë mesazhet e urimit në drejtim të Presidentit të rizgjedhur të FSHF-së, Armand Duka në Asamblenë e Përgjithëshme Zgjedhore të datës 7 shkurt. Së fundi, mësohet se Duka ka marrë një mësazh urimi nga homologu serb, Slavisha Kokeza. Ai shprehet i angazhuar për vazhdimin e raporteve të mira mes dy federatave.

“Kam kënaqësinë që t’ju përcjell personalisht, si dhe në emër të Federatës së futbollit të Serbisë, urimet më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj. Ju urojmë ju çdo sukses në aktivitetet tuaja të ardhëshme, për të mirën e lojës tonë favorite, futbollit. Mbetemi gjithmonë të angazhuar për vazhdimësinë e raporteve të mira mes dy federatave tona”,- shkruan presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Slavisha Kokeza.

Të fundit