Flash News

KRYESORE

Federata zbulon emrat e 4 tribunave të stadiumit të ri

Federata zbulon emrat e 4 tribunave të stadiumit të ri

Stadiumi i ri i kombëtares do të quhet zyrtarisht Air Albania Stadium. Kjo kompani, edhe pse nuk përmbush dy kriteret e reklamuara me jo pak pompozitet nga FSHF-ja para disa javësh, teksa ftonte kompani të ndryshme për të bërë ofertë, ka fituar betejën me Bolv Oil.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të federatës, shkruhet për këtë ndryshim emri dhe gjithashtu shpjegohen edhe emrat e tribunave që do të jenë me personalitete të njohura të futbollit shqiptar.

FSHF në lajmin e shkruar para pak minutash falenderon për interesin edhe dy kompani të tjera, Sigal Uniqa Group Austria dhe Vodafone Albania, ndërkohë që burime të sigurta të Politiko pranë FSHF-së bëjnë me dije se që tani kanë nisur ofertat e para për reklamim kompanish e biznesesh në hapësirat e ndryshme të marketingut në stadium.

Për 5 vjet stadiumi i ri do të mbajë emrin Air Albania. Më pas kontrata do të rishikohet dhe lejohet të hyjnë në garë edhe kompani të tjera shqiptare.

Tribuna qendrore do të emërtohet Tribuna Qemal Stafa, tribuna Lindore (Ballore) do të emërtohet Tribuna Panajot Pano, Tribuna Veriore do të emërtohet Tribuna Fatmir Frashëri, ndërsa Tribuna Jugore do të emërtohet Tribuna Vasillaq Zëri.

Të fundit