Federatat i bëjnë presion UEFA-s, ja kur pritet të luhet Euro 2020

Përveç kampionateve europiane, sivjet rrezikohet të mos luhet as Kampionati Europian, i menduar të zhvillohet në 12 shtete të kontinentit të vjetër.

Pavarësisht se ende ka kohë për përmirësimin e situatës prej Koronavirusit deri në qershor, planet deri tani janë që Euro 2020 të mos luhet. Disa federata evropiane kanë bërë kërkesë që UEFA të shtyjë me një vit këtë turne, i dyti më i rëndësishëm pas Botërorit.

Këtë kërkesë UEFA e ka marrë parasysh, duke parë se Koronavirusi po merr jetë njerëzish dhe duhet konsideruar rreziku që iu kanoset tifozëve. Të kesh mbi 60 mijë tifozë në një stadium tani duket utopike…