Flash News

KRYESORE

Federbet dyshime për ndeshjen e Kombëtares: Baste anormale, kishte luhatje të koeficentëve

Federbet dyshime për ndeshjen e Kombëtares: Baste anormale, kishte

Kthehet hija e trukimeve për futbollin tonë dhe tashmë nuk ka të bëjë më me klubet, por me atë që është më e shenjta për tifozët tanë, fanellën kuqezi. Ka dyshime se ndeshja e sotme miqësore e Shqipërisë U-20 me bashkëmoshatarët gjeorgjianë, mund të ketë qenë e manipuluar dhe këtë e konfirmojnë edhe organizata të cilat monitorojnë fluksin e basteve sportive.

Pas sinjalizimeve të marra nga “Vip Sport” për takimin në fjalë, se nuk kishte qenë thjesht një ndeshje e zakonshme miqësore, u kontaktuan zyrtarë të FederBet. Organizata në fjalë, e cila bashkëpunon me Bashkimin Europian dhe ka monitoruar prej kohësh luhatjet e basteve ka dhënë një reagim zyrtar.

“Jemi sinjalizuar se kjo ndeshje ka regjistruar lëvizje anormale të basteve. Në fakt, këto anomali kanë të bëjnë me përfundimin e ndeshjes me 3 apo më shumë gola”, deklaruan zyrtarisht funksionarët e FederBet, të cilët po kryejnë hetimet e tyre për rastin në fjalë.

Ndeshja u mbyll me disfatën 3-0 të Shqipërisë U-20, në një sfidë ku u humb një penallti nga kuqezinjtë në fundin e pjesës së parë, që u mbyll 1-0 për vendasit. Dy golat e tjerë të Gjeorgjisë U-20 erdhën në minutat 69’ dhe 73’.

Të fundit