Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Federica Mogherini: BE nuk do të zmbrapset, synojmë aderimin e vendeve ballkanike
Federica Mogherinit, shefja e diplomacisë europiane tha për “La Stampa” se pas referendumit mbi shkëputjen e Britanisë nga blloku europian, se shumë kishin parashikuar që ajo votë do të shënonte fillimin e fundit.
Por të gjitha zgjedhjet e fundit, jo vetëm ato të Francës, theksoi Mogherini, kanë demostruar të kundërtën.
“Sigurisht ka probleme me të cilat duhet të përballemi, sepse shqetësimi i qytetarëve është real, por europianët kane nisur të kuptojnë se çfarë është realisht në lojë dhe francezët e thanë fort dhe qartë se mbështesin projektin europian, se duan ta rilancojnë, sepse e konsiderojnë pjesë tëzgjidhjes”, thotë Mogherini.
Por Brexit-i, a nuk e dobëson BE-në? Përgjigjja e kryediplomates europiane tregon hapur se cili është tashmë fokusi i ri i Unionit.
“Unë jam e sigurtë se e ardhmja e bllokut nuk do te jetë 27-ta, sepse do të kemi vende të reja anëtare. Mendoj për shtetet e Ballkanit, me të cilat jemi duke negociuar hyrjen në Bashkimin Europian. Shumë i referohen këtij procesi si zgjerim, unë vetë preferoj të flas për ribashkim të Europës”, thotë ajo.
Pyetja e radhës u referohet vendeve të rajonit, të cilat shfaqen më problematike për nga situata e raporteve mes tyre apo stabilitetit. Anetaresimi i Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës mund t’i ndihmonte të kapërcenin problemet e fqinjësisë.
Mogherini sqaron se është edhe falë raportit me secilin prej këtyre shteteve me BE-në, që është arritur në masë të madhe të kurohen plagët e luftrave të përpara dy dekadave
Rruga është ende e gjatë, e lodhshme dhe jo gjithmonë e sheshtë, thotë ajo, por jam e bindur se do të vazhdojë edhe falë faktit që secili prej tyre, ka një perspektivë të përbashkët në bllokun europian.