Flash News

KRYESORE

Fedez tall Noizyn duke 'përdorur' djalin e tij të vogël

Fedez tall Noizyn duke 'përdorur' djalin e tij të vogël

Nuk mund ta dimë se si por reperi italian Fedez mesa duket e njihka Noizy-n dhe madje edhe tallet me të. Ndoshta bashkëpunimi me reperin italian Ghali-n, ka bërë që të njihet dhe nga Fedez.

Në një postim në Instatsory, Fedez shihet teksa flet me djalin e tij, me një laptop para. Fedez është duke i folur të birit për ndarjen e Cardi B nga Offset, dhe në atë moment dëgjohet teksa i thotë:

“Shkruaj një artikull për Noizy-n. Ke moshën e duhur për të shkruar një artikull për Noizy-n”.

Siç duket, kjo është një mënyrë talljeje për Noizy-n, duke treguar se reperi shqiptarë fansat më të mëdhenj i ka fëmijë.

Të fundit