Flash News

KRYESORE

Fehmi Abdiu: për Presidentin do ketë ngërç, duhet zgjidhje politike

Fehmi Abdiu: për Presidentin do ketë ngërç, duhet zgjidhje

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, në një intervistë për të përditshmen Panorama është shprehur kundër arsyetimit që Presidenti Nishani i bëri dekretimit të Fatmir Xhafajt. Sipas tij, nuk mund të vihet në dyshim figura dhe integriteti i një deputeti në fund të mandatit dhe pas disa mandatesh parlamentare. Abdiu parashikon ngërç edhe kur të vijë koha e zgjedhjes së Presidentit të ri. Kjo ka të bëjë me afatet kohore që bëjnë bashkë në të njëtën kohë përfundimin e mandatit të Presidentit, zgjedhjet e reja dhe fundin e mandatit të këtij parlamenti. Abdiu sheh nevojën e një zgjidhjeje politike, pasi nuk ka kohë që Kuvendi të zhvillojë pesë raunde për zgjedhjen e Presidentit.

Të fundit