Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Feja si çështje individuale dhe shteti si hapësirë publike. Vështrim historik
Qysh në vitin e largët 1912 eterit themelues të shtetit shqiptar kishin mbërritur në kryeqytetin gjysmë fshat të shtetit të pavarur me vetëdijen se diversiteti fetar mund të shndërrohej në burim konfliktesh të cilat mund të vinin në diskutim ekzistencën e kombit. Në fakt, një gjë e tillë ndodhi pas një viti e pak, kur në emër të identitetit mysliman dhe të instrumentalizuar nga ata që e donin Shqipërinë në kaos, shumë shqiptarë ndoqën hoxhallarët radikalë dhe vetë Haxhi Qamilin famëkeq, si instrument të tyre këtë kalorës të “Babës Kalif” dhe flamurit me gjysmë hëne. Gjithsesi Ismail Qemali, Imzot Nikollë Kaçorri, Luigj Gurakuqi, Pandeli Cale, Lef Nosi, Mehdi Frashëri në themelet e shtetit ngjizën formulën “besime të lira në një shtet të lirë” duke e konsideruar shtetin mikpritës të tyre, garantues e kontrollor. Ata tentuan të ndërtojnë një laicitet bazuar mbi përfaqësimin e komuniteteve. Përbërja e qeverisë së parë ta le këtë shije. Viti 1920, menjëherë pas Kongresit të Lushnjës, i kthehet këtij parimi. Në ligjërimin e kohës vihen re elementët përbashkues gjuha, traditat, betejat e përbashkëta në një dhe për një atdhe të përbashkët duke ruajtur përfaqësimin në Regjencë dhe qeveri.
Por janë vitet e Ahmet Zogut si President dhe si Mbret që e forcuan natyrën laike të shtetit shqiptar. Propaganda e kohës karakterizohet nga tonet e forta patriotike me referencë Skënderbeun dhe vetë Zogun si “pasardhës”! Nga pikëpamja legale, Qeveria Mbretërore rregulloi me ligj pozitën e Komuniteteve duke e vënë Shtetin dukshëm nga pikëpamja formale në pozita të baraslarguara prej tyre. Ato (komunitetet) konsideroheshin të barabarta pa marrë në konsideratë numrat. Në fillim të viteve ’30, Zogu u orvat të ndërmerrte një sërë reformash që preknin më së shumti popullsinë myslimane. Ai ndaloi me ligj faljen tipike islame duke argumentuar që Kanuni shqiptar nuk ia lejon askujt të ulë kokën mbi tokë si dhe mbajtjen e ferexhesë dhe fesit të kuq. Nisma e parë u sabotua nga komunistët, të cilët menjëherë e shfuqizuan dekretin mbretëror kinse në emër të lirisë fetare, e cila siç do të dukej më vonë ishte retorikë e gënjeshtër, sepse në vitin 1967 ata i mbyllën të gjitha objektet e kultit me dhunë e terror.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nisur nga arsye utilitare të trupave pushtuese, u thye kjo “pax albanica”, por pa ndonjë sukses të madh. Te shqiptaret kishte filluar te mbillej fara e dy koncepteve, ajo e atdheut te përbashkët me emrin Shqipëri dhe e Zotit që në Kishë, Xhami apo Teqe thirrej Krisht apo Muhamed. Pas vitit 1944, shteti u bë jo vetëm zot i hapësirës publike por edhe dhunuesi i saj më i madh. Në këtë kontekst formula ‘besime të lira në një shtet të lirë’ nuk kishte me kuptim. Shteti ishte i pavarur, por jo i lirë. Besimet, kleri për 23 vjet, vit pas viti u degraduan, u vunë nën kontroll, u denatyruan derisa në fjalimin e famshëm të 6 shkurtit 1967, Enver Hoxha doli mbi Kushtetutën që kishte shkruar vetë duke deklaruar se “ligjet tona nuk do na pengojnë të shkallmojmë zakonet prapanike dhe opiumin e popujve – fenë”.
Rezultatet qenë katastrofike në rrafshin shpirtëror e në atë të trashëgimisë kulturore ku vlera shekullore u rrënuan. Një paradoks i madh shqiptar është se shumë prej atyre që në vitin 1967 ishin në ballë të “aksionit të rinisë” për shembjen e kishave dhe të xhamive” sot janë politikanë që flasin për vlerën e besimit në Zot. Një paradoks i madh etik ky i shoqërisë sonë. Vitet që pasuan ’67-tën ishin nën shenjën e ateizmit, i cili u sanksionua edhe në Kushtetutën e vitit 1976. Me krenari thuhej “Shqipëria i vetmi vend ateist në botë!”. Ngjante sikur ideologjia që kontrollonte shtetin dhe individin e kishin mundur Zotin dhe besimtarët duke realizuar ‘njeriun e ri shqiptar’ i cili nuk ishte me katolik, mysliman, ortodoks apo bektashi. Ato vite dukej sikur ishte shpikur një patriotizëm i ri. Shqipëria dhe shqiptarët mund të ishin të sigurt pa përkatësitë e tyre fetare. Gjithësia ishte një konkluzion arbitrar bazuar te forca dhe represioni politik. Ky ishte një kompaktësim me karakter ideologjik i sforcuar dhe i përkohshëm.
Një fenomen ka ndodhur gjatë asaj kohe që nuk mund të vlerësohet negativisht. Një përzierje e popullsisë duke prishur lagjet tradicionale me ndarje fetare. U ndërtuan pallate ku bashkëjetesa nuk vihej në diskutim. U shtuan shumë martesat e përziera që më parë ishin tabu, duke krijuar një model të ri të familjes shqiptare, që u paraqitën si një vlerë emancipuese. Në administratë, në shkolla dhe Universitete, në ambientet e punës u realizua një njohje më e thellë mes qytetarëve duke rrëzuar një sërë paragjykimesh. Mbetet dilemë nëse ky ishte produkt i ateizmit të përbashkët apo i një formati shpirtëror shqiptar.
Bashkë me liritë politike që solli dhjetori i vitit 1990 mbërritën edhe liritë fetare. Në fillim shoqëria dukej e topitur dhe pa vëmendje të madhe fetare. Klerikët me veshjet e tyre shiheshin me kërshëri asokohe. Prania e tyre dukej e një lloji të veçantë. Pas zgjedhjeve të vitit 1992, Presidenti që zgjidhej nga parlamenti i parë i dalë nga votimet e lira e pluraliste do t’u drejtohej të parëve klerikëve të pranishëm në lozhën e Kuvendit. Kjo ishte shenjë e ndryshimit të madh që kishte ndodhur. Dispozitat kushtetuese dhe më vonë kushtetuta e vendit u kthye te parimi i laicitetit dhe barazisë së komuniteteve para ligjit. Në ligjërimin e përditshëm është ruajtur një gjuhë e kujdesshme për të ruajtur këto parime.
Por nuk kanë munguar rastet kur feja dhe politika janë përzier. Vit pas viti, për arsye elektorale, ka patur një zbythje të shtetit përballë komuniteteve fetare të cilat gjithnjë e më tepër kërkojnë të dalin në rrugë dhe shesh duke tejkaluar sinorin e institucioneve të kultit. Jo pak herë gjuha e ndërsjellë është skuqur nga retorikat agresive siç ka qenë rasti i kishës-xhami në kalanë e Shkodrës, ku shteti është shfaqur i tulatur përballë saj. Një rast i debatueshëm ishte festimi i Bajramit në Sheshin Skënderbej vitin e kaluar ku monumenti i Heroit Kombëtar sipas shumë pretendimesh u mbulua me lede. Po vetë përdorimi i shesheve për këto rite a procesione, si dhe vendosja e simboleve fetare anash rrugëve apo në maja malesh shfaqen si dhunim i hapësirës së përbashkët. Aksesi mediatik që u jepet klerikëve të ndryshëm për të promovuar tezat e tyre radikaliste fetare, koncepte këto që vënë në diskutim standardet e përbashkëta të lirisë sa vijnë e shtohen. Në zgjedhje politike shpesh vota merret duke u betuar mbi Bibël apo Kuran, duke vënë në pah përkatësinë fetare të kandidatit si ‘kauri kundër myslimanit’ apo anasjelltas. Gjithnjë e më tepër besimi në Shqipëri po “vishet” në mënyrë të sforcuar të sponsorizuar nga faktorë të jashtëm.
Nëse besimet në vendin tonë shfaqen të shpeshta në hapësirën publike ato rrezikojnë shtetin laik dhe aktivitetin e tyre qe në çdo doktrinë predikon paqen. Ajo (paqja) garantohet duke respektuar edhe ata që nuk besojnë të njëjtën gjë si ti. Këtë nuk e garanton kurrë harmonia apo vullneti i mirë. Këtë e garanton ligji dhe forcimi i hapësirës publike. Në vitin 1932, Ahmet Zogu do të mbante një fjalim mbresëlënës duke thënë “nëse besimet dalin nga kisha e xhamia dhe futen në zyrat e shtetit unë do të jem armiku më i madh i tyre nëse ato mbeten brenda këtyre institucioneve si çështje të komuniteteve që ndajnë të njëjtat vlera, unë do të jem miku dhe mbrojtësi më i madh i tyre”. Mbetet aktuale dhe moderne kjo thënie po kaq sa ajo e Pashko Vasës “feja e shqiptarit është shqiptaria” si një çati e përbashkët dhe krejt e mundur duke e lënë çështjen e Zotit si çështje private brenda ndërgjegjes dhe shtëpisë së gjithsecilit. Edhe për disa dekada, shteti shqiptar e ka me detyrim, i kushtëzuar nga formimi kulturor i shoqërisë që të jetë laik e përfaqësues si zgjidhja më e mirë.
*Shkruar për ciklin 'Feja, Shteti, Shoqëria dhe Demokracia' të Institutit Shqiptar të Medias.Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38