Flash News

KRYESORE

Fejesa me Orlando Bloom, Katy Perry flet për herë të parë për martesën. Plane për dasmë?

Katy Perry dhe Orlando Bloom në 14 shkurt të këtij viti lidhën fejesë.

Fejesa e tyre ishte mjaft e veçantë, pasi u organizua brenda një helikopteri. Mesa duket e kanë lënë me kaq, ose tani për tani nuk kanë plane për dasëm.

Në një intervistë për ‘KIIS Kyle and Jackie O Show’, këngëtarja tha se ende nuk e ka në plan dasmën.

“Mendoj se jemi shumë mirë. Po punojmë fort në idetë dhe strukturat kryesore, përpara se të ndërtojmë një shtëpi gjigante. Po flas nga ana emocionale. Është shumë e rëndësishme të punojmë me marrëdhënien tonë përpara se të hedhim këtë hap të rëndësishëm. Kemi qenë të dy të martuar më parë dhe nuk është e njëjta gjë kur je në të 30-at”, është shprehur këngëtarja.

Përpara disa kohësh, çifti u përfol për një krizë në marrëdhënie, por mesa duket lidhja e tyre tani po ecën mjaft mirë.

 

Të fundit